Nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, Çeku: Programi i shkëlqyer me aktivitete, një rast që zhvillon shkëmbimin e kulturës

Nis Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, Çeku: Programi i shkëlqyer me aktivitete, një rast që zhvillon shkëmbimin e kulturës

Kultura November 17, 2022 - 13:24

Mbrëmë Ambasada e Francës në Kosovë ka prezantuar edicionin e 22-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Kjo ngjarje e organizuar në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Aleancën Franceze të Prishtinës, ka mbledhur një numër të lartë të artdashësve që kanë mbushur plot sallën e “Kino Armatës” me rastin e hapjes zyrtare, që filloi fiks në orën 18:30, shkruan KultPlus.

Festivali këtë vit do të shtrihet në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë. Në të njëjtën kohë me festivalin është duke u zhvilluar edhe “LA SEMAINE DU GOÛT”, java e shijes, dhe trajtimi i gastronomisë “në stilin francez” dhe për këtë aktivitet nga Franca ka ardhur shefi i kuzhinës, Chef Christophe dhe asistentja e tij, Nathalie Vuitton.

Ata do të jenë çdo ditë në institutin për aftësim profesionale KTC dhe në Espace FRANCE “le Vieux Lyon”, ku do të mbajnë trajnime në fushën e kulinarisë.

Në ndërkohë, për programin e Festivalit të Filmit Frankofon dhe rëndësinë e Frankofonisë në Kosovë të pranishëm ishin ambasadori i Francës, Olivier Guérot, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe përfaqësues nga përfaqësitë diplomatike të Zvicrës dhe Belgjikës.