“PriFest” nis sonte me filmin ‘‘Vera andrron detin”

“PriFest” nis sonte me filmin ‘‘Vera andrron detin”

Kultura September 20, 2022 - 10:50

Edicioni i 14-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë “PriFest” nis sot.

Ky edicion me sloganin “For Her” i dedikohet producentes së ndjerë Vjosa Berishës.

Gjithashtu është njoftuar se çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.

“PriFest” do të zgjasë për pothuajse pesë ditë.

Gjatë ditëve festivali do të shfaqë filma të kinematografisë shqiptare dhe ndërkombëtare.

Po ashtu festivali i filmit “Odessa” nga Ukraina do të jetë pjesë e edicionit të 14-të të “PriFest”-it.

Festivalin do ta fillojë filmi “Vera andrron detin” dhe do ta përmbyllë “Virgjëresha shqiptare”.