
Çmimi kryesor në “PriFest” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha”
Kultura
September 15, 2022 - 15:37
Këtë vit do të mbahet edicioni i 14-të i festivalit të filmit “PriFest”.
Kur janë prezantuar edhe filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, është prezantuar edhe një risi. Tashmë çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion.
Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha. /KultPlus