Pas dy vjetësh pauzë, sot fillon festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022”

Pas dy vjetësh pauzë, sot fillon festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022”

Kultura September 02, 2022 - 08:23

Sot në Rahovec do të fillojë festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2022”. Ceremonia e hapjes do të bëhet “N’Konak të Rahovecit”, te shtëpia e verës, me fillim në orën 10:00.

Ku festival, që njihet si tradicional, do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 shtator.

“Hardh Fest” nuk u organizua në dy vjetët e fundit për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Festa e vjeljes së rrushit organizohet që nga viti 2001. /Zëri