Nderohet Mitrush Kuteli, studiuesit: Letërisa e tij nuk është studiuar e plotë
Kuteli ishte rebel ndaj gjithë diktaturave. Ishte një autor që nën zë e donin të gjithë, por zyrtarisht ishte i refezuar.
Kështu e përkufizon i biri Pandeli Pasko babain e tij Dhimitër Paskon i njohur me emrin e pendës Mitrush Kuteli dhe studiuesi Shaban Sinani.
Në 115 vjetorin e lindjes, Akademia e Shkencave kujtoi euriditin, i cili në të gjallë por dhe më pas, nuk ju dha vendi i merituar për atë çka ai la jo vetëm si prozator, por edhe si poet.
Në rrëfimin e djalit të tij, jeta e Mitrush Kutelit i cili dha shumë për Shqipërinë ishte e vështirë nga sistemi i cili nuk i deshi kurrë zërat origjinalë. Madje në enciklopedinë britanike origjina e tij mohohej të ishte shqiptare.
“Po të hapni enciklopedinë britanike, thuhet shkrimtari me origjinë rumune, Dhimitër Pasko. Pse, sepse ndenji 16 vjet dhe studioi në Rumani? Ai mbeti në Rumani sepse nuk i dhanë bursë këtu”, shprehet i biri, Pandeli Pasko.
Ndaj Kutelit nuk është folur drejt as nga kolegët. Kështu pohon i biri duke sjell në vëmendje pohimin se ai ishte në luftën e Stalingradit.
“Ajo që përpiqen të thonë se Kuteli ishte në Stalingrad, është e dëmshme. Si ta botoj unë këtë autor”, tha ai.
Shaban Sinani shprehet se vepra e tij është kontrolluar.
“Receptim i kontrolluar. Është një vepër për t’u rivizituar, rishkruar sepse mund të binte në dorë të atyre që vigjilonin”, theksoi Sinani.
Mitrush Kuteli ka qenë i sulmuar edhe për veprat e tij ekonomike, ndërsa aktiviteti i Akademisë së Shkencave flet për firgurën e tij si një nevojë për tu njohur i plotë edhe nga lexuesit. /euronews