Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Prishtina feston 22-vjetorin e çlirimit me 22 aktivitete

Prishtina feston 22-vjetorin e çlirimit me 22 aktivitete

Kultura June 01, 2021 - 11:06

Komuna e Prishtinës ka publikuar programin e aktiviteteve të muajit qershor.

Më 11 qershor Prishtina shënon edhe 22-vjetorin e çlirimin dhe pikërisht për këtë 22-vjetor kryeqyteti do të jetë qendra e 22 aktiviteteve të ndryshme.

”Qershori na kujton kohën kur Prishtina nisi të frymojë lirshëm.

11 Qershori, Dita e Çlirimit të Prishtinës, konsiderohen si ngjarja që ka shënuar kthesën më të madhe në historinë e vendit tonë.

Andaj, këtë 22-vjetor do ta festojmë me 22 aktivitete socio-kulturore dhe sportive.

Këto aktivitete Komuna e Prishtinës i sjell në bashkorganizim me partnerë të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Më poshtë gjeni listën e plotë të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Prishtinës për këtë muaj.

01 qershor – Prishtina Feston
02 qershor – Festivali Multikulturor “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”
03 qershor – World Bicycle Day – Dita Botërore e Biçikletës
04 qershor – Marco Castelli / Live, Soundtrack për filmin “L’Inferno” (1911)
05-06 qershor – KSDW, Kosovo Sustainable Delevopment Week
09 -16 qershor – Festivali i muzikës dhe artit për fëmijë “El Maestro”
10-18 – RED BULL NEYMAR Jr’s Five 2021
11 qershor – 22 VJET LIRI
13 qershor – Gërmia Ultra Trail
14 qershor – Chopin Piano Fest Prishtina
15-30 qershor – Days of German Language
17-21 qershor – Atmospheres Musique
18 qershor – Koncert muzikor dedikuar kompozitorit Aleksandër Peci
19 qershor – Loja e Yjeve
20 qershor – Festivali i Baballarëve
22 qershor – Monografia “Muharrem Qena”
22 qershor – Guerilla Art Festival, Urban Elements, 7th Edition
24 qershor – Shfaqja Teatrale “Hollyshit”
26 qershor – Koncert Muzikor – ZëADA
26-27 qershor – 3X3 Prishtina
27 qershor – Koncert / Orkestra e Filharmonisë së Kosovës – Mbyllja e sezonit 2020/2021
30 qershor – Autostrada Biennale

Të gjitha aktivitetet do të mbahen në përputhshmëri të plotë me masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e virusit COVID-19. /kultplus