Çmimin “Booker Prize” e fiton autori skocez Douglas Stuart

Çmimin “Booker Prize” e fiton autori skocez Douglas Stuart

Kultura November 20, 2020 - 13:24

Historia e fituar me çmime flet për një djalë të vetmuar në kërkim të identitetit të tij, i cili me vetëmohim e do nënën e tij.

Çmimi “Booker”, një çmim prestigjioz letrar britanik, iu dha skocezit Douglas Stuart të enjten mbrëma për "Shuggie Bain", romani i tij i parë, raporton AFP, transmeton “Zeri.info”.

"Shuggie Bain" është historia e një djali të vetmuar në kërkim të identitetit të tij, i cili me vetëmohim e do nënën e tij, një e varur nga alkooli dhe qëndron me të ndërsa ajo kalon nëpër ferr.

Komploti zhvillohet në Glasgow në vitet 1980, në një epokë të “Thatcher” e shënuar nga varfëria, kriza ekonomike, margjinalizimi i klasës punëtore dhe sektarizmi fetar.

Ky afresk i shkëlqyeshëm i jetës së shkatërruar të njerëzve të vegjël, i cili përshkruan me mjeshtëri dashurinë, zhgënjimin, varësinë dhe vetëshkatërrimin, është një vepër sa magjepsëse, aq edhe tërheqëse.

Autori, i cili është 44 vjeç, vetë u rrit në Glasgow, nga ku shkoi në New York për të punuar në industrinë e modës.

Çmimi “Booker”, i themeluar në 1969-n, i jepet çdo vit shkrimtarit të "Romanit më të mirë në anglisht".

Çmimi i sjell fituesit 55,000 euro dhe një reputacion ndërkombëtar, sipas agjencive.

Ceremonia e dhënies së çmimit, e cila në Mbretërinë e Bashkuar është e njëjtë me Goncourt në Francë, u mbajt në Roundhouse Hall në veri të Londrës, por disa të famshëm, duke përfshirë autorin, morën pjesë përmes videolidhjes shkaku i pandemisë COVID-19. /Zëri