Koleksion i librave nga kultura hungareze dhuratë për Bibliotekën Kombetare të Kosovës
Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do t’I dhurohet një koleksion i librave të veçantë të kulturës hungareze. Këto libra janë nga fusha e artit, filozofisë, historisë, politikës dhe nga një perspektivë e veçantë shkencore, letrare, mësimore e kësaj kulture.
Përmes një komunikate për medie, njoftohet se ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Bencze József, nesër do të dorëzoj këtë koleksion dhuratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Hungarisë.
“Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Dr. Bencze József, do të dorëzojë këtë koleksion dhuratë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Hungarisë, në një ceremoni të premten, më 20 nëntor 2020. Ceremonia do të mbahet në Hollin e ekspozitave në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në orën 10:00”, thuhet në komunikatë. /Zëri