Infektuar: 1110
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Thaçi për Shahindere Bërlajolli: Vdekja e saj humbje e madhe – ishte vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore

Thaçi për Shahindere Bërlajolli: Vdekja e saj humbje e madhe – ishte vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore

Kultura May 03, 2020 - 13:06

Vdekja e këngëtares Shahindere Bërlajolli-Stafaj e ka pikëlluar presidentin Hashim Thaçi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Thaçi tha se këngëtarja me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe, njofton Klan Kosova

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj” ka shkruar Thaçi.