Elina Duni sjell magjinë e saj në Nju-Jork

Elina Duni sjell magjinë e saj në Nju-Jork

Kultura March 03, 2020 - 09:24
Këngëtarja e famshme shqiptare e muzikës xhaz Elina Duni së shpejti bashkë me grupin e saj do ta prezantojë muzikën e saj në një mbrëmje të drejtpërdrejtë në Nju-Jork. Duni dhe grupi i saj (Rob Luft në kitarë, Gent Rushiti, Tom McCredie Bass, Corrie Dick, daulle) do të performojnë në Nju-Jork më 12 dhe 13 mars.

Elina u lind në Tiranë dhe për herë të parë u ngjit në skenë kur ishte vetëm pesëvjeçare. Në vitin 1991 Duni shpërngulet për në Gjenevë të Zvicrës, ku ka studiuar për piano klasike duke u zbuluar si një këngëtare mjaft e talentuar. Ajo vlerësohet për talentin e për zërin e saj të veçantë dhe është renditur disa herë në krye të listave me këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz. Këngëtarja njihet edhe për përpunimin e shumë këngëve të vjetra shqipe dhe për albumet e saj “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”./Zëri