Roland Spahiu promovon librin 'Shtëpi prej kartoni'

Roland Spahiu promovon librin 'Shtëpi prej kartoni'

Kultura February 14, 2020 - 13:21

Më datën 15 shkurt 2020, duke filluar nga ora 18:00, në hapësirat e Librarisë “Altera” në Prizren, do të bëhet përurimi i romanit “Shtëpi prej kartoni” të shkrimtarit Roland Spahiu, shkruan zeri.info.

Kjo ngjarje do të realizohet me pjesëmarrjen e studiuesve të kritikës letrare nga Tirana, Prishtina e Prizreni.

Romani “Shtëpi prej kartoni” është botuar nga Botimet Altera dhe është libri pestë i Roland Spahiut.

Në panel në këtë promovim vijnë: Xhevat Lloshi nga akademia e shkencave e Rebublikës së Shqipërisë. Xhevair Lleshi, nga botimet Uegen. Shkrimtar. Intelektual e redaktor i shumë librave. Daut Demaku, shkrimtari ynë i dashur. Bardh Dardha, filozof nga Tirana.

Shkrimtari Roland Saphiu ka diplomuar për regji filmi dhe sociologji në Stamboll. Libri i tij i parë u titullua “Fluturat” dhe u botua në vitin 2013, kurse i dyti është “Gjenocidi i hirit”. Spahiut i pëlqen të shëtisë nëpër problemet sociale të shoqërisë tonë. Me librat e tij ai prek tematika mjaftë aktuale.

Deri më tani lexuesi kosovar e ka pritur mjaft mirë shkrimtarin Spahiu. Dalngadal ai po bëhet një një zë i kërkuar i brezit të ri të letrave shqipe. Zëri