Për nder të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës ekspozohen koleksione të veçanta

Për nder të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës ekspozohen koleksione të veçanta

Kultura January 20, 2020 - 10:42

Koleksione të rralla nga fondi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për nder të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës po ekspozohen gjatë këtij janari në këtë institucion. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës (1920 - 2020) ka risjellë ditët e fundit përmes një ekspozite me koleksione nga fondi i arkivit në vëmendje të publikut këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Koleksionet e rralla si gazeta “Albania”, “Fletorja Zyrtare”, por edhe botime, albume dhe studime si “Kongresi i Lushnjës (21 janar – 31 janar 1920); “Qeveria e Kongresit të Lushnjës dhe veprimtaria e saj”, “Këshilli Kombëtar 1920”, “Kongresi i Lushnjës dhe lufta e Vlorës”, Qarkoret e Ministrisë së Punëve të Brendshme etj., do të qëndrojnë të ekspozuara për publikun në hollin e Bibliotekës Kombëtare.

Kongresi i Lushnjës do t’i hap zyrtarisht punimet më 21 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi nga data 28 deri më 31 janar 1920. Është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.Zëri