Nobeli për admiruesin e Millosheviqit, reagon Memli Krasniqi

Nobeli për admiruesin e Millosheviqit, reagon Memli Krasniqi

Kultura October 10, 2019 - 19:50
Detajet

Nënkryetari i PDK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter në lidhje me ndarjen e çmimeve Nobel.

Sot, Akademia e Nobelit ka ndarë çmimin për më të mirin e letërsisë për këtë vit për Peter Handke, një adhurues i Millosheviqit dhe përkrahës i masakrave të tij në Ballkan.

Në anën tjetër, Krasniqi është shprehur se kjo shkon përtej së tmerrshmes, duke e quajtur Handken një fashist dhe mohues të gjenocidit.

“Arti nuk ndahet nga artisti në këtë rast”, ka shkruar Krasniqi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Shkon përtej të tmerrshmes fakti që Çmimi Nobel për literaturë iu dha Peter Handke, një fashist dhe mohues i gjenocidit, që mbështeti kriminelët si Millosheviç e Karaxhiq. Nuk ka arsyetim për këtë veprim të turpshëm. Arti nuk ndahet dot nga “artisti” në këtë rast!