Filmi i More Raçës përzgjidhet për në San Sebastian Film Festival

Filmi i More Raçës përzgjidhet për në San Sebastian Film Festival

Kultura August 09, 2019 - 11:54

 

Regjisorja More Raca ka gëzuar shumë suksese vitet e fundit. Ajo është bërë emër i njohur për publikun kombëtar dhe ndërkombëtar. Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social të saj ka njoftuar se filmi “Galaktika e Andromedes” është përzgjedhur në “Golcal in Progress” në Festivalin e Filmit San Sebastian.

“Galaktika e Andromedes” me skenar dhe regji të More Raçës, me producent Sunaj Raça, i cili është edhe protagonisti kryesor në film, është përzgjedhur në mesin e vetëm tre filmave në këtë seksion. Edicioni i 67-të i San Sebastian Film Festival do t’i nderojë yjet e kinematografisë botërore, siç janë: Penelope Cruz, James Franco dhe emra të tjerë.

Në këtë film interpretojnë: Don Raça, Sunaj Raça, Julinda Emiri, Elda Jashari, Avni Dalipi, Mirsad Ferati, Shpetim Kastrati, Fisnik Haliti, Aurita Agushi, etj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Filmi ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet ose jo kujdestar i vajzës së tij.