Restaurohet salla e Akademisë e Arteve në Shqipëri

Restaurohet salla e Akademisë e Arteve në Shqipëri

Kultura May 10, 2019 - 15:27
Lexo më shumë detaje

 

E vlerësuar si një nga më të mirat në kryeqytet, e shfrytëzuar maksimalisht, salla e madhe e shfaqjeve e Universitetit të Arteve, e njohur ndryshe edhe si salla e Akademisë, paraqitet në një gjendje të dëshpëruar. Pas kërkesash të shumta, më në fund po mirret parasysh kërkesa për rehabilitim të sallës, transmeton gazeta ”Zëri”.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka premtuar rehabilitimin e sallës. Edhe pse ende jo me terma konkrete, përmirësimi i infrastrukturës së Universitetit të Arteve dhe bashkë me të dhe e sallës, ishte një nga pikat e marrëveshjes së nënshkruara dje nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe Rektori i UA, Kastriot Çaushi. Marrëveshja e nënshkruar ka si qëllim zbatimin e “Paktit për Universitetin”, duke përcaktuar rregulla, përgjegjësi dhe detyrime konkrete për secilën nga palët.

Marrëveshja e nënshkruar nga Margariti e Çaushi parashikon projekte të përbashkëta dhe asistim përmes specialistësh në përmirësimin e infrastrukturës së UA-së.

“E kemi strukturuar këtë dialog më solid edhe jemi më të vetëdijshëm për hapat e ndërmarrë, nevojat, edhe jo vetëm për infrastrukturën. Ky nënshkrim i sotëm është një pasazh, që do të përcillet edhe me nënshkrime të tjera bashkëpunimi me institucione të ndryshme. Në këtë kuadër kemi kryer përtej UA-së edhe takime të tjera, sidomos me partnerët që na kanë mbështetur në sfidën tonë madhore për restaurimin e sallës”, u tha nga nënshkruesit e marrëveshjes, transmeton “Zëri”.

“Do të kisha dashur që të vinim sot edhe me atë marrëveshje të nënshkruar, vetëm se hapat janë zgjatur më shumë për arsye burokratike. Hapi i parë do të jetë për projektin e mirëfilltë, edhe koston finale të restaurimit të sallës së Arteve”, tha ministrja Margariti, duke shtuar se projekti do të përfshijë ndërhyrjet inxhinierike, akustike, etj.. Sipas saj, në muajin qershor do të publikohet dhe lista e plotë e projekteve të përbashkëta.

“Ka qenë një sfidë e madhe për të mbledhur të gjithë listën e nevojave”, tha ajo.

Nga ana tjetër, rektori Çaushi u shpreh se “Lëvizja e studentëve na vuri në lëvizje për të parë realitetin me një sy tjetër, shumë më realist se më parë, shumë më objektiv edhe konkret…”, thotë Margariti.

‘Është shumë e rëndësishme, që MK na është përgjigjur në një bashkëpunim konkret, sepse ne kemi plotësuar disa detyra që na janë kërkuar, siç janë kërkesa konkrete për të parë jo vetëm infrastrukturën tonë që është e vjetruar, e krijuar para çlirimit, salla, por edhe për laboratorë, instrumente edhe bibliotekë, si edhe lidhje me institucione të tjera, TKOB apo TK, që të krijohet një kompleks i tërë midis institucioneve”, u tha ndër tjerash nga përfaqësuesit e akademisë.

Mbi bazën e marrëveshjes, Ministria e Kulturës mbështet Universitetin me pjesëmarrjen e specialistëve të Institutit të Monumenteve të¸ Kulturës në vlerësimin e problematikave infrastrukturore si dhe të bashkërendojë punën me institucionet e tjera shtetërore.

Kastriot Çaushi bëri të ditur se në muajin qershor do të nisë edhe rikonstruksioni i korpusit qendror të Arteve.

“Jashtë paktit të universitetit, doja që t’ju thosha një gjë edhe për infrastrukturën. Kjo godinë ku jemi ne, korpusi qendror, do të rikonstruktohet nga e para, besoj sa të mbarojë sezoni i shkollës”, tha ai.