Shënohet Dita Botërore e Librit

Shënohet Dita Botërore e Librit

Kultura April 23, 2019 - 10:05
Lexo më shumë detaje

 

Sot shënohet Dita Botërore e Librit, ideja e përkujtimit të së cilës e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995-s, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës Autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën. Po ashtu biblioteka kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon Ditën Botërore të Librit dhe të të Drejtës së Autorit me një ngjarje të organizuar në amfiteatrin e madh të kësaj Biblioteke. Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është paraparë edhe organizimi i një aktiviteti nga OJQ “Etea”, ku do të diskutohet për të Drejtën e Autorit, kurse aktiviteti vazhdon me arte letrare dhe muzikore.