Arrin komedia e re me Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Cineplexx

Arrin komedia e re me Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata në Cineplexx

Kultura March 25, 2019 - 17:37
Image

Në kinemanë austriake në Prishtinë fill shitjet e biletave për komedinë romantike "2 Gisht Mjaltë". 

Image

“2 Gisht Mjaltë” vjen me protagonistë kryesorë aktorin dhe moderatorin e njohur Ermal Mamaqi si dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore. Xhirimet e këtij filmi kanë mbaruar në shtator të vitit të kaluar ku gjatë kësaj kohe janë bërë ekzekutimet përfundimtare. 

Image

Sa i përket ngjarjes së filmit ngjarja zhvillohet rreth një çifti që mundohen ta realizojnë një muaj mjalti në Karaibe por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet. Filmi është me regji nga Emir Khalilzadeh dhe vetë Ermal Mamaqi. Sa i përket kastës se 2 Gisht Mjaltë do të ketë aktorët tjerë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Olta Daku, Eglein Laknori, Blerim Destani e të tjerë.

Premiera e këtij filmi në Cineplexx do të jetë me 28 mars prej orës 19:30. Biletat mund t’i blini çdo ditë pas orës 15:00 në arkat e Cineplexx. Për më shumë rreth orareve te filmit mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx