Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi, të hënën ekspozojnë në Prishtinë

Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi, të hënën ekspozojnë në Prishtinë

Kultura dhjetor 02, 2018 - 18:43
Lexo Detajet

Nesër në Prishtinë vjen një ekspozitë të cilën nuk duhet ta humbni.

Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi do të hapin në ora 19:00 ekspozitën “Klithma e heshtjes së gruas”.

Ekspozita do të hapet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, afër kinemasë ABC në Bulevardin Nënë Tereza në kryeqytet.

Ekspozita sjellë pikturat e bukura të Firzit, me gruan gjithmonë si kryefjalë, me ngjyra më të ndezura dhe dinamike, derisa Kamberi njëjtë do ta shqyrtojë gruan në mediumin e saj artistik.

Poshtë mund të shihni disa prej punëve artistike të Mjellmës dhe Shqipes. Punët tjera më të reja të artisteve do të mund ti shihni në ekspozitën që hapet nesër, e hënë (3 dhjetor) në ora 19:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së.

Kjo ngjarje dhe të tjera ngjarje që vijnë këtë javë në këtë Qendër festojnë gratë e suksesshme kosovare në art dhe kulturë.

Image
Image
Image