Dua Lipa konfirmon datën e koncertit në Kosovë
Kultura
February 23, 2018 - 15:41
Ja kur do të mbahet koncerti
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, përmes rrjetit social “Instagram” e ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë më datë 10 gusht të këtij viti, raporton “Zëri.info”.
Dua Lipa ka publikuar datat e koncerteve që do t’i mbajë gjatë këtij viti, ndër to edhe datën e koncertit që do ta mbajë në Prishtinë.
Ndryshe, ditë më parë ajo arriti të rrëmbente dy trofe në ngjarjen e madhe muzikore të Brit Awards, dhe u bë një fituese e madhe e evenimentit të madh britanik të ndarjes së çmimeve muzikore. /Zëri/