Zbulohet befasia e madhe që e paralajmëroi Rita Ora
Foto: Laura Hasani

Zbulohet befasia e madhe që e paralajmëroi Rita Ora

Kultura shkurt 17, 2018 - 20:22

Kur publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, Rita ora po ftonte gjithë shqiptarët t’i vinin në koncert.

Rita në videon me mesazhin e dashurisë për bashkë kombasit e saj, paralajmëroi edhe një surprizë përderisa në fund bën shqiponjën e dëgjohet në sfond edhe “Shota”.

Ajo do performojë për nder të 10-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në zemër të Prishtinës, në vendlindjen e saj dhe momenti i surprizës po afrohet.

Prive raporton të ketë zbuluar befasinë e Ritës.

Këngëtarja do këndojë në shqip pikërisht Shotën, ndërsa valltarët që e shoqërojnë do vallëzojnë me melodinë e kësaj kënge të bukur shqipe që e dinë të gjithë.