‘Haveit’ shënon 8 marsin (video)
Kultura
March 08, 2017 - 16:01
Grupi i artit performues dhe protestues, “Haveit”, i përbërë prej katër artisteve kosovare kanë lansuar performancën e tyre të fundit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Kjo performancë ka të bëjë me aktin seksual dhe parandalimit të shtatzënisë.
Kjo video është lansuar pikërisht në ditën e gruas, dhe godet pikërisht edukatën e shoqërisë kosovare, rreth edukatës seksuale që duhet të edukohet edhe femra kundër shtatzënisë së padëshiruar dhe jo vetëm meshkujt.
Vajzat e “Haveit” njihen për aksionet me mesazhe të fuqishme morale, si ai kur pastronin rrobat në fontanën e sheshit, sepse brenda nuk kishte ujë, përqeshja e glamurit në PriFilm Fest, si dhe aksioni kundër ekzaminimit të grave të dhunuara në luftë etj./ Zeri.