Solar World Cinema në DokuFest

Kultura August 09, 2016 - 16:09

Në ditën e pestë të festivalit, sot më 9 gusht, në konferencën e përditshme për media, folën drejtori ekzekutiv i DokuFest-it, zoti Eroll Bilibani dhe regjisorja Maureen Prins, shkruan zëri.info.

Bilibani foli për ecurinë e festivalit,, ku përmendi panelet e shkëlqyera të mbajtura mbrëmë duke theksuar dyfishimin e numrit të paneleve për këtë vit, dhe mundësinë që ato janë të hapura për publik. Në master klasën, e Deborah Stratman, publiku i shumtë pati rastin të dëgjojë një ligjëratë interesante mbi zërin.

Më shumë se regjisore, Prins në këtë konference foli si themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e rrjetit Solar World Cinema dhe për bashkëpunimin me ta, që DokuFest pritet ta jetësojë shumë shpejtë.

“Ne sjellim filma të pashikuar më parë në vende të pazakonta”, kjo është motoja e rrjetit ndërkombëtar të kinemase që përdor energjinë solare për të shfaqur filma. Duke pasur vetëm një furgon dhe duke gjetur një vend të përshtatshëm Solar World Cinema synon të zgjerojë bashkëpunimin e tyre edhe me festivalin DokuFest.

“Duke qenë se përdorimin i energjisë solare në Kosovë nuk është ende i përhapur, për neve është shumë mirë që po sjellim këtë ide në një mënyrë shumë novative, përmes kinemasë”, tha Prins.

Bilibani u shpreh mjaft i entuziazmuar që Kosova do të jetë një nga vendet e një rrjeti kaq të gjerë si Solar World Cinema.

“Qëllimi ynë është që të përdorim filmin si mjet për ndryshime shoqërore. Më anë të këtij projekti ne synojmë që të ngjallim jetën kulturore në zona të ndryshme, rurale, dhe t’ia kthejmë publikut hapësirën publike” tha Bilibani.

Një furgon për tamundësuar teknikisht fillimin e këtij bashkë punimi sa më parë , i është dhuruar DokuFest-it nga sponzori ProCredit Bank.

Publiku së shpejti do të ketë mundësinë të shikojë një film në vendet e bukura të Kosovës, mu aty ku ska menduar që një ditë do të mund të relaksohet dhe të kënaqet nga filma të përzgjedhur, duke shfrytëzuar energjinë solare.

DokuFest do të zgjerohet dhe t’iu kujtojë qytetarëve se hapësira publike është e tyre. /Zëri/