Policia bastisi katër shtëpi në Insiq, në të gjitha gjeti shumë armë

Kronika June 12, 2016 - 14:39

Policia e Kosovës, të shtunën duke filluar nga ora 07:00, ka zhvilluar një aksion në fshatin Isniq të Deçanit, ku ka bastisur katër shtëpi brenda gjysmë ore.

Aksioni i nisur me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, ka rezultuar me konfiskimin e disa armëve të ndryshme dhe fishekëve bashkë me arrestimin e 4 personave të cilët janë liruar me procedurë të rregullt.

Në njërën nga këto shtëpi, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe me dhjetë (10) fishekë të kalibrit 12 mm, teksa në shtëpinë e tjetër është gjetur dhe konfiskuar një  revole “TT” dhe tetë (8)  fishek të kalibrit 7.62 mm.

Një  revole “TT” dhe dhjetë (10) fishek të kalibrit 7.62 mm janë gjetur në shtëpinë e tretë ndërsa në shtëpinë e katërt sipas raportit të Policisë, është gjetur dhe konfiskuar një  Pushkë automatike AK-47 me dy karikator dhe njëzetë e nëntë (29) fishekë të kalibrit 7.65mm.

Fshati Isniq është raportuar shpeshherë si një nga fshatrat më problematike sa i përket vrasjeve dhe posedimit të armëve. /GazetaExpress/.