Dhjetë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24-orëshit të kaluar
Foto: Laura Hasani

Dhjetë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24-orëshit të kaluar

Kronika October 29, 2026 - 09:46

Dhuna në familje vazhdon të jetë fenomen shqetësues në shoqërinë tonë.

Vetëm gjatë 24-orëshit të kaluar në Polici janë raportuar dhjetë raste, shkruan Zeri.info.

Rastet janë raportuar në: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Novobërdë, Shtime, Deçan, Malishevë e Pejë.

Nga këto raste gjashtë persona janë dërguar në mbajtje, kurse katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet e raportuara:

Fushë-Kosovë, 28.10.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 28.10.2026 – 14:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka qenë në lidhje bashkëjetesë viktima, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë, 27.10.2026 – 21:00. Më 28.10.2026 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar.

Prishtinë, 28.10.2026 – 14:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje e ka kërcënuar me videoincizime viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kamenicë, 28.10.2026 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Novobërdë, 28.10.2026 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajte për 48 orë.

Shtime, 28.10.2026 – 01:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, si dhe i dyshuari, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Deçan, 28.10.2026 – 11:40. Është raportuar se bashkëshortja në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë, 28.10.2026 – 18:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë, 28.10.2026 – 22:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.