Protesta në Tiranë, 58 të arrestuarit sot para Gjykatës për masën e sigurisë
Kronika
October 21, 2026 - 09:24
58 personat e shoqëruar nga policia gjatë protestës në kryeqytet pritet të dalin sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.
Një ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e 13 personave të arrestuar në kuadër të protestave të ditëve të fundit, duke caktuar masa më të lehta sigurie.
Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre në flagrancë, por urdhëroi lirimin e menjëhershëm, me kusht që të mos mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi.
Sot pritet të shqyrtohet në gjykatë çështja e 58 personave të tjerë të shoqëruar nga Policia, ndërsa ende pritet vendimi për masat e sigurisë ndaj tyre. /Euronews.al