Ndërron jetë 46-vjeçari i aksidentuar më 18 gusht në Loxhë të Pejës
Kronika
September 05, 2026 - 19:38
Ka ndërruar jetë 46-vjeçari Ismet Selim Alimusaj nga Strellci i Deçanit, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës.
Klankosova.tv mëson nga familjarët se Alimusaj ishte duke marrë tretman mjekësor në një spital në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Rugova.