Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
Foto: Ilustrim

Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Kronika August 25, 2026 - 11:27

Paraditen e së martës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë - Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, tha se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë, Njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll në autostradë është marrë me rastin.

Ai apeloi te shoferët të kenë kujdes të shtuar në trafik.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik për të shmangur aksidentet”, apeloi Hoxha.