“Dileri” i kërkuar me urdhërarrest kapet në Ferizaj
Foto: Zëri / Ilustrim

“Dileri” i kërkuar me urdhërarrest kapet në Ferizaj

Kronika August 25, 2026 - 08:50

Një 22-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Ferizaj, i cili kërkohej me urdhërarrest për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari R.F., pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, është dërguar për vuajtjen e dënimit prej 20 ditëve.

I njëjti ishte kapur mbrëmë rreth orës 23:50, kur njësia patrulluese e stacionit policor në Ferizaj kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit “Audi”, me targa vendore.