Në Shëngjin, gjendet pa shenja jete në ujë një 18-vjeçar nga Kosova
Kronika
August 24, 2026 - 13:36
Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.
I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur ose ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2CNN.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes