Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë
Foto: Laura Hasani

Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçar në Mitrovicë

Kronika August 24, 2026 - 11:02

Një person rreth 55 vjeç është gjetur pa shenja jete në një dyqan në rajonin e Mitrovicës, gjatë natës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, Policia është njoftuar për rastin rreth orës 00:17, ndërsa nga veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes janë ngritur dyshimet se rasti ka elemente të vetëvrasjes.

“Duke u bazuar në të dhënat dhe veprimet fillestare hetimore në vendin e ngjarjes, dyshimet e para janë ngritur për rast me elemente të vetëvrasjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit. /rtk