Kanosje në baza fetare në Gjakovë, intervistohet i dyshuari
Kronika
July 08, 2026 - 08:29
Një person është shoqëruar për intervistim në Gjakovë, nën dyshimin se ka kanosur një burrë gjatë një debati, duke përdorur motive fetare.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti i cilësuar si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” kishte ndodhur më 16 prill 2026, rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari është shoqëruar për intervistim më 7 korrik.
Policia njofton se gjatë një debati, ai ka kanosur viktimën në baza fetare.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Zëri