Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e tre muaj burgim për Aurona Pelajn

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dy vjet e tre muaj burgim për Aurona Pelajn

Kronika July 06, 2026 - 13:40

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në seancën e sotme trupi gjykues e ka dënuar dy vjet e tre muaj burgim Aurona Pelajn.

Kurse dy zyrtaret e tjera që kanë qenë të akuzuara për këtë rast, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, janë shpallur të pafajshme.

Në këtë seancë nuk kanë qenë të pranishme tri të akuzuarat.