Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Kronika April 27, 2026 - 08:39

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, ku në rastin e parë janë arrestuar një burrë e një grua, të cilët janë përleshur fizikisht mes vete.

Kurse në rastin e dytë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Për dhunë fizike ndaj një gruaje është arrestuar edhe një person në Podujevë.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thekson Policia për këtë rast.

Në Pejë është arrestuar një burrë, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Me vendim të prokurorit, ndaj të njëjtit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Edhe në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës në familje, ku viktimë është një grua.

Edhe për këtë rast është arrestuar një burrë, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri