Sulmoi një zyrtar policor, arrestohet një person në Vranidoll të Prishtinës
Foto: Laura Hasani

Sulmoi një zyrtar policor, arrestohet një person në Vranidoll të Prishtinës

Kronika April 25, 2026 - 08:38

Të premtën rreth orës 07:20 është arrestuar një person në Vranidoll të Prishtinës pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur pasi ai nuk i është bindur urdhrave policor dhe me veturë e ka goditur në këmbë zyrtarin.

“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri