Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna
Foto: Laura Hasani

Punëtori në Trepçë dyshohet se e ndërpreu qëllimisht energjinë elektrike, suspendohet nga puna

Kronika April 14, 2026 - 21:10

Sot, kryeshefi ekzekutiv i shoqërisë aksionare “Trepça” ka nxjerrë vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të punonjësit M.LL., i punësuar në njësinë biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Ky vendim është nxjerrë në bazë të denoncimit me nr. prot. 557, të datës 14.04.2026, të paraqitur nga Drejtori i Prodhimit në njësinë përkatëse, sipas të cilit i njëjti dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.

“Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5, 1.8 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A” thuhet në njoftim.