Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një 32-vjeçar në Istog

Policia jep detaje për vetaksidentin ku humbi jetën një 32-vjeçar në Istog

Kronika April 13, 2026 - 10:55

Mëngjesin e sotëm një 32-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dobrushë të Istogut, si pasojë e një vetaksidenti, raporton Zeri.info.

Sipas Policisë, deri tek vetaksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe i njëjti ka humbur kontrollin dhe me pas ka devijuar djathtas dhe godet shtyllën e betonit.

“Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR - DRP-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Humb jetën një person në aksident trafiku

Ju informojmë se më datë 13 prill 2026, rreth orës 05:54, Stacioni Policor Istog është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Dobrushë - Istog.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore, zjarrfikësit, ekipi mjekësor.

Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë - Mitrovicë, saktësisht në fshatin Dobrushë - Istog, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës i njëjti humb kontrollin dhe me pas devijon djathtas dhe godet shtyllën e betonit.

Si pasojë e këtij aksidenti vozitësi kishte vdekur në vendin e ngjarjes, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR - DRP-Pejë. /Zëri