Tragjedia në Istog, një person humb jetën në vetaksident [foto]
Kronika
April 13, 2026 - 08:47
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:00, ku dyshohet se një veturë e ka goditur një shtyllë të betonit.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Një veturë është e përfshirë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipi mjekësor e po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë bërë edhe nxjerrjen e trupit të pajetë”, tha Gashi.
“Rasti po hetohet nga hetuesit e aksidenteve. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në IML”, shtoi ai.
