Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Kronika
April 13, 2026 - 08:39
Një person është gjetur pa shenja jete në Graçanicë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, si dhe ekipi mjekësor, që ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri