Raportim i rremë për sulm ndaj të miturës në Leposaviq: Kamerat zbardhin të vërtetën
Foto: Laura Hasani

Raportim i rremë për sulm ndaj të miturës në Leposaviq: Kamerat zbardhin të vërtetën

Kronika April 12, 2026 - 08:46

Një shtetase e Serbisë së bashku me vajzën e saj janë paraqitur në stacionin policor në Leposaviq, duke thënë se janë sulmuar nga një mashkull.

Nga Policia thotë se pas verifikimit të informative dhe shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur dhe konstatuar se ankuesja ka deklaruar rrejshëm dhe se vajza e saj ka sulmuar personin në fjalë.

“Në konsultim me prokurorin pasi është iniciuar rasti palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Zëri