Krujë: Vrau me armë zjarri 48-vjeçarin pas konfliktit, arrestohet i dyshuari
Kronika
April 11, 2026 - 19:27
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar 33-vjeçarin Eduart Afmataj i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit Artur Çangu, gjatë një konflikti për motive të dobëta në fshatin Verjon të Krujë.
Sipas policisë, pas ndjekjes kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në zonën e quajtur “Bruz-Mal”.
33 vjeçari Afmataj banues në Verjon, dyshohet se një ditë më parë ka qëlluar me armë dhe ka vrarë shtetasin Çangun duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /euronews