Aksident në Gjilan, një i vdekur dhe dy të lënduar

Aksident në Gjilan, një i vdekur dhe dy të lënduar

Kronika April 10, 2026 - 22:56

Një person ka vdekur dhe dy kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident që ka ndodhur në mbrëmje në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, ka thënë se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta.

“Personat e lënduar me urgjencë janë transportuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekëve njëri nga të lënduarit është sjellë në spital pa shenja jete. Dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në Spitalin e Gjilanit”, ka thënë Hashani.