47 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në vend, mbi 2200 tiketa të shqiptuara
Foto: Ilustrim / Laura Hasani

47 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në vend, mbi 2200 tiketa të shqiptuara

Kronika April 10, 2026 - 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se 47 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

21 prej tyre janë me të lënduar, kurse 26 me dëme materiale.

Ndërsa janë shqiptuar 2270 tiketa.

Policia ka arrestuar 14 persona, kurse në mbajtje ka dërguar tetë dhe katër persona janë në vuajtje të dënimit. /Zëri