Pas 27 vitesh në arrati, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë të dënuar për vrasje

Pas 27 vitesh në arrati, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë të dënuar për vrasje

Kronika April 09, 2026 - 16:09

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë arritur të kapin dy vëllezër të dënuar për vrasje.

Kjo vrasje kishte ndodhur në vitin 1999, në Lushnjë, në shenjë gjakmarrjeje.

Të dy vëllezërit, tashmë të arrestuar, Artur Mehilli, 60 vjeç dhe Arben Mehilli, 54 vjeç, kishin vrarë me armë zjarri një person tjetër që kishte vrarë vëllanë e tyre.

Pas këtij rasti, ata ishin dënuar me 32 vjet burgim, por që kishin siguruar leje qëndrimi në Itali, duke përdorur identitete false.

Sipas njoftimit, të arrestuarit, pas kryerjes së krimit, janë larguar në Itali, duke përdorur pasaporta false,  nëpërmjet të cilave kishin siguruar dokumentet e nevojshme për qëndrim në Itali.

“Identifikimi i tyre është rezultat i përdorimit të teknologjisë “Facial Recognition”, tashmë në dispozicion të Interpol Tiranës.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.