Arrestohen katër shtetase kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një person nga Kosova

Arrestohen katër shtetase kineze për prostitucion në Durrës, i dyshuar edhe një person nga Kosova

Kronika April 09, 2026 - 15:26

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër shtetase kineze, pasi dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente dhe i kishin përshtatur për prostitucion.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, me ç’rast janë proceduar edhe katër shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Sipas raportimeve, ato kishin marrë me qira dy ambiente në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, duke i përshtatur për prostitucion.

“Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër pasaporta dhe një shumë parash.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.