Të shtëna armësh në një lokal në Pejë
Foto: Laura Hasani

Të shtëna armësh në një lokal në Pejë

Kronika April 09, 2026 - 10:00

Një incident me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur dje në Pejë, ku një i dyshuar ka kërcënuar të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar një burrë.

Sipas Policisë, i dyshuari po ashtu ka shtënë me armë zjarri dhe ka dëmtuar xhamat e lokalit, shkruan Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të PK-së. /Zëri