Vidhen kabllo tokësore në një vendpunishte në Mitrovicë
Kronika
April 09, 2026 - 09:34
Një burrë në Mitrovicë ka raportuar se gjatë inspektimit të disa punimeve ka vërejtur se janë vjedhur disa kabllo tokësore.
Rasti është raportuar në Mitrovicë të Veriut rreth orës 12:30, raporton Zeri.info.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe është njoftuar prokurori.
“Rasti nën hetime”, theksojnë nga Policia. /Zëri