Gjendet një mjet i pashpërthyer në Rahovec

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Rahovec

Kronika April 09, 2026 - 09:29

Një mjet i pashpërthyer është gjetur të mërkurën rreth orës 15:40 në Rahovec.

Rasti u raportua nga një burrë, i cili tha se gjatë punimeve në një shtëpi ka hasur në mjetin e dyshuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësiti për çminim i FSK-së, i cili e ka shpërthyer mjetin në mënyrë të kontrolluar, pa incidente. /Zëri