Veteran i UÇK-së, ky është 55-vjeçari që vdiq duke punuar në Strellc të Deçanit
Kronika
April 08, 2026 - 17:56
Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit
Siç merr vesh Klan Kosova bëhet fjalë për Xhevat Hasanmetaj, i cili ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të njëjtin dyshohet se e ka zënë sharra e druve derisa ishte duke punuar.