Vdes një punëtor e lëndohet një tjetër në një punëtori në Deçan

Vdes një punëtor e lëndohet një tjetër në një punëtori në Deçan

Kronika April 08, 2026 - 17:38

Një person ka vdekur ndërkaq një tjetër është lënduar gjatë punës së tyre në një punëtori në fshatin Strellc i Ulët të Deçanit.

Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rënia e disa dërrasave, konfirmon zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.  I lënduari tjetër është duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë.

“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë. Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarëve”, konfirmon ai.