Digjet një kamion në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet komunikacioni
Kronika
April 08, 2026 - 13:24
Në autostradën “Ibrahim Rugova” në Duhël një kamion i madh është përfshirë nga flakët.
Zjarrfikësit shihen që kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Si pasojë e këtij incidenti, komunikacioni në njërën anë të autostradës është bllokuar tërësisht, meqë flakët janë shumë të mëdha. /express
